Agjencia Zhurnal.mk.

Shkalla mesatare e interesit të kredive të përgjithshme 4,35%, i depozitave 0,17%

Shkup, 28 shkurt – Trendi i zvogëlimit të shkallës mesatare të interesit të kredive të përgjithshme vazhdoi edhe në janar të vitit 2022. Ajo u reduktua në nivel prej 4,35%. Shkalla mesatare e interesit të depozitave të përgjithshme arrin 0,71%, informoi sot Banka Popullore në një kumtesë për lëvizjet më të rëndësishme te shkallët e interesit të bankave dhe kursimoreve.

Sipas BP-së, në janar të këtij viti shkalla mesatare e interesit të kredive të përgjithshme shënon rënie mujore prej 0,02% dhe arrin 4,35%. Në bazë vjetore, shkalla mesatare e intersit të kredive të përgjithshme është zvogëluar në 0,27%. Shkalla mesatare e interesit të depozitave të përgjithshme arrin 0,71% dhe shënon rënie mujore dhe vjetore prej 0,03% dhe 0,22%, në mënyrë përkatëse. Shkalla mesatare e intersit të kredive të sapomiratuara në janar, arrin 3,84% dhe ka realizuar rritje mujore prej 0,23%, ndërsa në bazë vjetore është më e ulët për 0,14%. Shkalla mesatare e interesit të depozitave të sapomiratuara, sërish, shënon zvogëlim mujor dhe vjetor prej 0,17% dhe 0,09%, në mënyrë adekuate dhe arrin 0,53 për qind.

Në janar, shkalla e interesit të kredive të përgjithshme për amvisëri realizoi zvogëlim mujor prej 0,02% dhe arrin 5,16%. Megjithatë, sipas BP-së rënia është rezultat i zvogëlimit te të gjitha komponenteve: shkallë të interesit të kredive në denarë pa klauzolë valutore dhe shkallët e interesit të kredive në valutë të huaj (për 0,02% në mënyrë përkatëse) dhe rënie të shkallëve të interesit të kredive në denarë me klauzolë valutore (për 0,01%). Shkalla e interesit të kredive të përgjithshme për amvisëritë është zvogëluar për 0,29% në nivel vjetor.

Muajin e kaluar shkalla e interesit të depozitave të përgjithshme për amvisëritë është zvogëluar për 0,02% në nivel mujor dhe arrin 0,70 për qind. Rënia është reflektim i shkallëve të zvogëluara të interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore dhe shkallë interesi të depozitave në valutë të huaj (për 0,03% dhe 0,01% në mënyrë adekuate) ndërsa shkallët e interesit të depozitave në denarë me klauzolë valutore janë të pandryshuara. Shkalla e interesit të depozitave të përgjithshme për amvisëritë shënon zvogëlim vjetor prej 0,19%.

“Shkalla e interesit te depozitat e sapomiratuara për amvisëritë, në janar, shënon zvogëlim mujor prej 0,32% dhe u reduktua në 0,58%. Ndryshimi në rënie i detyrohet shkallëve të zvogëluara të interesit të depozitave në valutë të huaj (për 0,39%) dhe shkallët e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore (për 0,17%). Këtë muaj nuk janë evidentuar depozita të sapomiratuara në denarë me klauzolë valutore. Në bazë vjetore, kjo shkallë e interesit u zvogëlua për 0,08%”, informon BP.

Të dhënat e BP-së tregojnë se në janar, shkalla mesatare e interesit të kredive të përgjithshme në sektorin koorporativ realizoi rënie mujore prej 0,03% dhe arrin 3,45%. Megjithatë, sqaron BP, rënia është rezultat i zvogëlimit të të gjitha komponenteve, dhe atë: shkallët e interesit të kredive në denarë pa dhe me klauzolë valutore (për 0,03% në mënyrë adekuate), gjatë rënies minimale dhe të shkallëve të interesit të kredive në valutë të huaj (për 0,01%). Shkalla e interesit të kredive valutore në sektorin korporativ është më i ulët për 0,26% në nivel vjetor.

Shkalla e interesit te kreditë e sapomiratuara në sektorin koorporativ, këtë muaj, është rritur për 0,26% në nivel mujor dhe arrin 3,48 për qind. Ndryshimi i rritur del nga rritja e shkallëve të interesit të kredive në denarë pa dhe me klauzolë valutore (për 0,34% dhe 0,04% në mënyrë adekuate), ndërsa shkallët e interesit të kredive në valutë të huaj shënojnë zvogëlim (për 0,19). Duke analizuar në bazë vjetore, kjo shkallë e interesit është zvogëluar për 0,12%.

Të dhënat e tyre tregojnë edhe se shkalla e interesit të depozitave të sapomiratuara në sektorin koorporativ arrin 0,42% dhe është rritur për 0,13% në bazë mujore. Duke analizuar sipas strukturës, rritja i detyrohet rritjes së shkallëve të interesit të depozitave në valutë të huaj dhe në depozita në denarë me klauzolë valutore (për 0,52% dhe 0,10% në mënyrë adekuate), ndërsa shkallët e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore shënojnë rënie (për 0,21%). Krahasuar me bazën vjetore, kjo shkallë e interesit është më e lartë për 0,02%.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky