Agjencia Zhurnal.mk.

Shkarkohet nga funksioni i prokurores Villma Ruskoska

Shkup, 23 nëntor – Ish-shefja e prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska është shkarkuar nga Këshilli për Prokuror Publik.

Nga ana tjetër prokurorja Ivana Trajçeva është dënuar 6 muaj me 30% të rrogës pasi Këshilli për prokurorë publik e pranoi propozimin e komisionit disiplinor i cili hapi procedurë me kërkesë të prokurorit Lubomir Joveski.

Procedura pasoi pasi u konstatua se prokuroret Ruskovska dhe Trajçeva, por edhe Elizabeta Josifovska kanë bërë shkelje ligjore në procedurën për hetimin dhe bastisjen në policinë financiare që aso kohe drejtohej nga Arafat Muaremi, i cili më pas kishte dorëzuar dorëheqje.

Ruskovska në periudhën deri në vendimin e këshillit ishte suspenduar nga prokuroria, ndërsa në prokurorinë për luftë kundër krimit të organizuar u zëvendësua nga Islam Abazi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky