Agjencia Zhurnal.mk.

Shkatrohen 1400 kilogramë drogë dhe 270 copë armë të ndryshme

Shkup, 20 shkurt – Sonte në fabrikën Maxtil janë asgjësuar rreth 1400 kilogramë drogë të ndryshme narkotike dhe rreth 270 copë armë të ndryshme, të konfiskuara në vitin 2022 në bazë të vendimeve gjyqësore të formës së prerë pas përfundimit të procedurës penale, si dhe në bazë të vendimeve gjyqësore për shkatërrimin e tyre.

Në këtë shkatërrim të dytë në gjashtë muajt e fundit, me gjithsej rreth 12 tonë të llojeve të ndryshme të drogave dhe substancave psikotrope të asgjësuara, morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Drejtorisë doganore Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani si dhe përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Shkup, atashe policorë dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Aksioni i asgjësimit është kryer në koordinim dhe bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të Brendshme me Komisionin Shtetëror të Asgjësimit të Lëndave Narkotike, Substancave Psikotrope dhe Prekursorëve dhe Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Paluajtshme.

Dogana, në kuadër të kompetencave të saj, jep kontributin e saj të përditshëm në luftimin e krimit të drogës dhe armëve, në interes të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=598100212132104&set=pcb.598100262132099

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky