Agjencia Zhurnal.mk.

Shkëlqeu kundër Ballkanit, Francisco Rivera është ylli i javës në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, bëjnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 16-të i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Francisco Rivera. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Lulzim Rrmoku, Sheremet Isufi.

Rivera pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Ballkanit, duke qenë njëri nga më të merituarit për fitoren e Llapit në Suharekë, me rezultat 4:1, me dy gola të shënuar.

Çmimin “Ylli i Javës” për Riveran e ndau Ermira Muçiqi, nga Departamenti i financave në Albi Mall.

Pas kurorëzimit me çmimin e futbollistit më të mirë të javës, futbollisti i llapjanëve u shpreh i lumtur që e ndihmoi skuadrën e tij në fitoren kundër kampionëve në fuqi.

“Jam i lumtur që e ndihmova ekipin tim për të realizuar fitore ndaj një ekipi të madh si Ballkani. Fitorja është rezultat i punës dhe angazhimit që po e bën i tërë ekipi çdo ditë. Nuk e filluam mirë këtë kampionat, por nga ndeshja në ndeshje jemi duke u përmirësuar dhe mendoj se tashmë 11-shja më e mirë tashmë është gjetur. Në ndeshjen e fundit kemi pasur një kimi dhe jemi kuptuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Besoj se jemi në rrugën e duhur për të realizuar fitore tjera, në mënyrë që të luftojmë sërish për kreun e tabelës, siç kemi bërë çdo vit tjetër”, tha Francisco Rivera për faqen zyrtare të FFK-së.

Pas fitores ndaj Ballkanit, Llapi ndodhet në pozitën e pestë me 19 pikë. /Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky