Agjencia Zhurnal.mk.

Shkëlqim Vladi refuzon transferimin te gjiganti suedez Malmo

Shkëlqim Vladi është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë në Challange League të Zvicrës me fanellën e Aaraut.

Sulmuesi i talentuar kosovar ka realizuar 12 gola në 15 ndeshje dhe ofertat për të nuk po mungojnë.

Së fundmi bëhet me dije se gjiganti suedez  Malmo, kishe shfaqur interes për Vladin, mirëpo një marrëveshje e tillë mesa duket nuk do të realizohet.

Gjithnjë sipas mediumi zviceran ‘4-4-2‘, Vladi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e kampionëve të shumëfishtë të Suedisë, pasi nuk dëshiron transferimin në Skandinavi.

22-vjeçari është i vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit te Aarau, pastaj do të shikoj ofertat e tjera.

Mediat e ndryshme në Zvicër kanë raportuar se Vladi do të mbetet në Zvicër, pasi janë dy skuadrat e mëdha zvicerane Grasshopper dhe Luzern që kanë shfaqur interesim për të.

Kujtojmë që Vladi ishte ftuar nga trajneri i Kosovës, Alain Giresse për ndeshjet e muajit shtator, por ai nuk e bëri dot debutimin pasi ishte lënduar.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky