Agjencia Zhurnal.mk.

Shkëlqyen në “International Football Tournament”, tre talentët e 2 Korrikut marrin ftesë nga skuadra e madhe turke

Edicioni i parë i “International Football Tournament”, pos që ishte turneu i parë ndërkombëtar i organizuar në Kosovë, tash po vërtetohet se si ky turne ka ndikuar edhe në një sferë tjetër, në atë të promovimit të talentëve. Kësisoj, si rrjedhojë e paraqitjeve të jashtëzakonshme në turne, treshja e futbollistëve “verdheblu”, Beart Zhubi, Elvir Gashijani dhe Venis Havolli, janë shpërblyer me ftesë zyrtare nga Beşiktaş J.K., për t’u testuar për dy javë me radhë në akademinë e klubit turk.

Pa dyshim se këto ftesa nuk janë të rastësishme, sepse secila ndeshje e zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në kuadër të “International Football Tournament”, është vëzhguar me shumë vëmendje nga trajnerët e akademisë së Beşiktaş, të cilët tashmë kanë nisur të veprojnë në anën tjetër për të cilën edhe është organizuar turneu, në atë të dhënies së mundësive për futbollistët nga vendi jonë që të testohen në klube të mëdha që kanë traditë e janë emra të njohur në futboll, siç edhe është rasti me vet klubin nga Turqia, Beşiktaş J.K..

Treshja nga klubi i 2 Korrikut, Zhubi, Gashijani dhe Havolli, tashmë kanë zbarkuar në Stamboll, vend në të cilin do të qëndrojnë plot katërmbëdhjetë ditë, ditë këto që do të jenë shumë të ngarkuara me seanca stërvitore e testime të cilat do të ua mundësojnë futbollistëve nga Kosova që të tregojnë edhe një herë potencialin e tyre dhe pse jo, të kalojnë përfundimisht në ekipin turk.

Duhet cekur se me futbollistët në Turqi, është edhe trajneri turk që angazhohet në Klubin e Futbollit “2 Korriku”, Gökhan Yusufoğlu, i cili kujtojmë se erdhi në Kosovë pikërisht si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Klubit të Futbollit 2 Korriku” dhe akademisë turke të Beşiktaş J.K..

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky