Agjencia Zhurnal.mk.

Shkupi rrezikohet nga deponitë ilegale, Arsovska fokusin te partia e re!

Shkup, 13 shkurt – Një mot me diell nxjerrë në pah pasqyrën reale të mjedisit në vendin tonë. E kjo kuptohet pa hapur sytë vetëm duke u ajrosur me ajrin e tymosur e të ndotur jashtë normales. Pra, pa hapur sytë kuptohet që në çfarë mjedisi jetojmë, e kur të hapen sytë pas shumë kërkimeve mund të gjindet ndokënd ndonjë park. Parqe shumë pak mirëmbajtje aspak. Në kryeqytetin e shtetit, Shkup, mund të gjesh me dhjetëra mini deponi ilegale të cilat çdo ditë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. E për këtë gjë më së paku brengoset kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila fokusin e saj e ka orientuar drejt funksionimit të partisë së re me të cilën po ia mësynë pushtetit qendror, se nuk po i mjafton kaosi që ka shkaktuar në pushtetin lokal, shkruan Zhurnal.

Arsovska e bëri “llugë” qytetin e Shkupit tani ia ka mësy pushtetit qëndror– 

Ambiciet e larta janë normale e të natyrshme por e logjikshme është që ambiciet të shtohen proporcionalisht me rezultatet e punës që bën. Nëse rezultatet janë të larta e të suksesshme ambiciet duhet të shtohen, por nëse rezultatet janë katastrofale si të Arsovkës është gabim trashanik me pas ambicie të larta.

E këtë gabim po e bën kryetarja aktuale e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasi e bëri kaos qytetin e Shkupit ka ambicie për të udhëhequr me një parti. Dhjetë ditë më parë Arsovska në një intervistë televizive paralajmëroi se do të formohet një parti e re politike, ndërsa sot do të emërohet kryetare e partisë tashmë ekzistuese – Alternativa e Re.

E këtë e bëri ashtu siç paralajmëroi formoi parti të re, në fakt bëri një riaktivizim të një partie ekzistuese. Alternativa e Re u themelua nga Gjorgji Orovçanec në vitin 2007, në periudhën kur ishte anëtar i Partisë Popullore VMRO dhe deputet në Kuvend. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një vit më vonë, ai hyri në koalicionin e udhëhequr nga LSDM dhe arriti të sigurojë një vend deputeti.

Qytetarët rrezikohen nga deponitë ilegale – 

Xhemal Idrizov thotë se nuk mund të dalë mbrëmjeve jashtë shtëpisë së tij, për shkak të tymit dhe erës së rëndë nga djegia e mbeturinave në shumë lokacione të Komunës së Karposhit ku jeton ai që është pjesë e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

“Që të gjithë ne duhet mobilizuar… duhet të rritet vetëdija sepse ne jemi ata që ndotim ambientin, për të shmangur grumbullin e madh të mbeturinave nëpër deponitë e egra, u vihet zjarri mbeturinave dhe kemi tym gjithandej”, thotë qytetari për REL.

Mes tjerash, ai tregon se familja e tij nuk mund t’i thajë rrobat në ambient të jashtëm “sepse jo vetëm që marrin erë të keqe, por ato mbulohen me mbetje nga djegia që i bart era”.

“Nuk e di nga të filloj, unë nuk jam ekspert i kësaj çështjeje, por shihni, në çdo kodrinë ka të hedhura mbetje inerte, nëse dikush pastron, ose rindërton diçka rreth ambienteve të banimit, mbetjet barten me kamionë, dhe për të mos paguar deponi, ato hidhen në breg të lumit Vardar ose rrëzë kodrinave përreth. Unë zgjohem herët dhe shoh se si hidhen mbeturinat në agim”, tregon Trajce Nikollovski, alpinist, duke përshkruar rajonet përreth Shkupit.

Në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave, përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave komunale nga kontejnerët, është kompania publike “Higjiena Komunale”, e cila obligohet që mbeturinat nga amvisëritë dhe kompanitë t’i depozitojë në deponinë Drisla.

Edhe komunat kanë përgjegjësi që të mos ketë mbeturina nëpër hapësirat e territorit të tyre.

Atyre u kërkohet që të punësojnë kompani private për largimin e të gjitha llojeve të mbeturinave në deponinë Drisla. Megjithatë, në gati të gjitha komunat e zonës së Shkupit, sikurse ato të Karposhit, Shuto Orizarës, Sarajit, dhe në disa zona të Qendrës, shihen deponi të egra”.

Mjedisi, shëndetësia e arsimi janë po të së njëjtës rëndësi-

Për çështjet shëndetësore e ato arsimore shpesh flitet e diskutohet për mangësitë dhe investimet që duhet bërë, por jo pak flitet edhe për mjedisin por që shihet që nuk është e mjaftueshme ajo që thuhet e bëhet për mjedisin. Mbase, për të funksionuar një shtet normal që është edhe shtet kandidat për anëtarësim në BE çështjet mjedisore nuk duhet t’i trajtojë asnjëherë si çështje dytësore.

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpesh herë është udhëhequr nga njerëz jo adekuat e aspak kompetent, të cilët as idenë nuk e kishin se sa i rëndësishëm është ambienti e mjedisi për një shëndet fizik por edhe mental. Madje, në ndarjen e kulaçit qeveritar dhe kur partitë partnere në koalicionet qeverisëse këtë Ministri e kishin si “gomë rezervë” sa për ta bërë ndonjë ministër se për të çuar para çështjet e mjedisit reflekton se nuk është menduar e munduar ndonjëherë.

E këto mbase nuk janë komente e vlerësime koti, sepse po të njëjtën e thonë rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. E tani më e kemi edhe Parkun Kombëtar të rrethuar me deponi por që nuk po pastrohen sepse sipas ministres së Mjedisit qytetarët i mbushin sërish. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky