Shkup, 10 Shtator – Policia ka arrestuar një shkupjan, pasi tek i njëjti ka gjetur armë me municion, dhe para, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
“Me datë 09.09.2022, në ora 16:45, në rrugën “Gjorgi Dimitrov”, zyrtarë policorë kanë liruar nga liria V.I.(33) nga Shkupi. Tek ai u gjet një pistoletë tip “Crvena Zastava”, kalibër 7.65 mm, një karikatorë me pesë fishekë dhe një sasi e madhe e parave. Ai u arrestua dhe u ndalua në Stacionin e Policisë së Kisella Vodsë”, thonë nga MPB.