Shkup, 18 maj – Ditën e mërkurë në Komunën e Sarajit, shumica e bjeshkatarëve shqiptarë njëzëri vendosën që të bojkotojnë dhe të çantarësohen nga Federata Bjeshkatare e Maqedonisë Veriore, pasi sipas tyre, kërkesat me shkrim nuk janë marrë parasysh nga kjo Federatë, shkruan Zhurnal.mk.
Kritika kryesore ka qenë se në Federatën Bjeshkatare të Maqedonisë Veriore, janë anashkaluar të gjithë bjeshkatarët shqiptarë nga komisionet dhe deri tani nuk është plotësuar dygjuhësia.
Ky vendim është përkrahur nga Shoqatat Bjeshkatare “Nivishta”, “Dardania”, “Ujëmiri” dhe “Gryka e Dërvenit”, si dhe shoqatat tjera që promovojnë bjeshkatarinë por nuk janë pjesë e Federatës si Shoqata “Natyra”-Saraj, “KBC Dibra”, “Bukuritë e Sharrit”-Bogovinë dhe “Gazi Baba”-Shkup.
Ata presin që kërkesa e tyre të mbështetet edhe nga shoqatat tjera dhe individë që promovojnë këtë sport alternativ, duke dashur që të krijojnë një Federatë paralele.