Agjencia Zhurnal.mk.

Shpallet Konkursi për pranim në konvikitet studentore për vitin akademik 2023/2024

Shkup, 14 korrik – Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli Konkurs për pranim të studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023/2024.

Sipas Konkursit të publikuar në ueb-faqen e MASH-it, të lira janë gjithsej 4.480 vende për akomodim të studentëve në konvlkitet në Shkup, Tetovë, Manastir, Ohër, Prilep dhe Shtip.

Prej tyre, 1.093 janë për studentë të regjistruar në vitin e parë dhe 3.385 për stiudentë të regjistruar nga viti i dytë deri vitin e gjahstë në studime dhe për apsolventë.

Studentët të cilët  paraqiten në konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentacionet i bashkangjesin në formë elektronike dhe atë duke filluar nga data  17.07.2023 deri më 31.07.2023, ndërsa studentët e vitit të I dokumentacionin e bashkangjesin duke filluar nga data 01.09.2023 deri më 11.09.2023.

Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të dytë dhe viteve të tjera më lartë do të publikohet më datë 05.09.2023  në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e Ministrisë.

 Конечниот список за прием на студентите од втора и повисоките години ќе биде објавен на 5 септември 2023, а за студенти од прва година на 30 септември 2023. Ankesat pas rezultateve dorëzohen në Konviktin studentor ku kanë aplikuar ne afat prej  10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

Lidhur me afatet për akomodim, në Konkursin thuhet se studenti mund të akomodohet në konvikt nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me konviktin ku është  pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e publikuar përfundimtare.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky