Agjencia Zhurnal.mk.

Shpallje për mbështetje finansiare për energji elektrike

Shkup, 11 janar – Është publikuar shpallja publike për mbështetje financiare për energji të shpenzuar elektrike për personat me të ardhura të ulëta. Për këtë qëllim, janë siguruar 60 milionë denarë.

Sipas shpalljes publike në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, personat me të ardhura të ulëta përvetësojnë mbështetje financiare përmes uljes së faturës mujore për energjinë e shpenzuar elektrike në vlerë prej 600 deri 800 denarë duke llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës. Vlerësimet janë se do të përfshihen mni 7.500 amvisëri.

“Me qëllim që të sigurohet mbështetje për konsumatorët e ndjeshëm të energjisë, sipas programit për mbrojtje të kategorive të ndjeshme të konsumatorëve për vitin 2022, Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për personat me të ardhura të ulëta për vitin 2022. Përkrahje financiare do të përfitojnë amvisëritë, të ardhurat e rregullta mujore të të cilave nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 30.000 denarë edhe atë për person të vetëm deri në 15.194 denarë, amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000 denarë, amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000 denarë, amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000 denarë dhe amvisëri me pesë anëtarë dhe më shumë deri në 30.000 denarë”, sqaron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një postim në “Fejsbuk”.

Ndarjen e mbështetjes financiare e bën Ministria e Ekonomisë përmes përzgjedhjes së kërkesave të mbërritura nga amvisëritë me zbatimin e parimit të të ardhurave më të ulëta të amvisërive në vitin 2021 për secilën prej kategorive të përmendura në këtë shpallje, deri në shterimin e mjeteve të parashikuara në përputhje me programin. Mbështetja financiare ndahet në nivel mujor për një shfrytëzues në kohëzgjatje prej 12 muajve.
“Konsumatorëve të rrezikuar të energjisë në përputhje me programin që e shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale dhe realizojnë shtesë në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsumin e karburanteve në amvisëri në përputhje me nenin 42 të Ligjit për mbrojtjen sociale dhe personat e moshuar në përputhje me nenin 7 të Ligji për siguri sociale, personave të moshuar u takon mbështetje financiare nga kjo shpallje”, sqarojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Personat të cilët i përmbushin kriteret duhet të paraqesin një kërkesë, e ndjekur nga një deklaratë e notifikuar në notar që konfirmon se i gjithë dokumentacioni i bashkëngjitur i aplikimit është i saktë dhe i besueshëm, një vërtetim nga punëdhënësi për shumën e pagës së paguar në vitin 2021 ose raport nga një bankë për të ardhurat nga pensionet e paguara nga FSDK (çeku i pensionit) për vitin 2021 dhe pasqyra bankare për të gjitha llogaritë e transaksioneve të bëra vitin e kaluar nga aplikanti dhe anëtarët e familjes. Ndër dokumentet që duhet të dorëzohen është vërtetimi nga Agjencia e Punësimit se familjarët nuk janë të punësuar dhe fotokopja e faturës së fundit të marrë për vitin 2021 për energjinë elektrike të konsumuar në amvisëri.

Kërkesa për shfrytëzimin e mbështetjes financiare së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, kërkuesit do ta dorëzojnë me postë në zarf të mbyllur drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në adresën “Jurij Gagarin” nr.15, 1000 Shkup, me shenjën – shpallje publike për mbështetje financiare për energji të konsumuar elektrike për persona me të ardhura të ulëta për vitin 2022, emri dhe mbiemri dhe adresa e kërkuesit dhe shënimi i detyrueshëm për numrin e anëtarëve të amvisërisë (person i vetëm, amvisëri me dy anëtarë, amvisëri me tre anëtarë, amvisëri me katër anëtarë, amvisëri me pesë e më shumë anëtarë).

Thirrjen publike dhe dokumentacionin e duhur mund ta gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë në linkun si vijon:

https://www.economy.gov.mk/doc/3070.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky