Shkup, 20 qershor – Qyteti i Shkupit sot e publikoi thirrjen publike për pjesëmarrje në Kuvendin konstituiv lokal të të rinjve të qytetit të Shkupit. Kuvendi i të të rinjve është organ në kompetencë të të cilit është zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Rinor Lokal (KRK) të Qytetit të Shkupit.
Për pjesëmarrje mund të aplikojnë organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, të rinjtë e partive politike, organizatat e nxënësve dhe studentëve dhe format tjera të shoqatave rinore që kanë aktivitete në zonën e qytetit të Shkupit (i referohet dhjetë komunave të Shkupit Aerodrom, Butel, Gazi Babë Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizari), njoftoi shërbimi për marrëdhënie me publikun i Qytetit të Shkupit.
Thirrjen e plotë publike me kushtet e përgjithshme, si dhe kushtet për pjesëmarrje në Kuvendin konstituiv të të rinjve të qytetit të Shkupit mund ta gjeni në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit- https://skopje.gov.mk /media/8806/javen-povik- za-mladinsko-sobranie.pdf, ndërsa zgjat 10 ditë kalendarike nga dita e publikimit në media.
Të gjitha organizatat e interesuara që me propozimet e tyre i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në Kuvendin konstituiv të të rinjve të Qytetit të Shkupit, është e nevojshme të dorëzojnë aplikacione në Qytetin e Shkupit, me postë në adresën: Bulevar ILINDEN Nr. 82 1000 Shkup, ose në Arkivin e Qytetit të Shkupit (kazerma 16), më së voni deri më 29 të këtij muaji deri në ora 15:00, me shënimin: “Aplikim për pjesëmarrje në Kuvendin konstituiv të të rinjve të qytetit të Shkupit”.