Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërdorim i milionave euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport!

Shkup, 6 maj – Nëse kemi pasur dilemë se si duket korrupsioni ose ka pasur edhe zëra të atillë që shumëkush flet për korrupsion por nuk ka ndonjë rast konkret, gjitha këto mbesin pezull me dyshimet e fundit për shpërdorimin e milionave eurove. Prokuroria Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër 12 personave mbi dyshimet për shpërdorimin e 5,7 milionë eurove, para të shtetit nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport. Dhe, ky rast nuk është as i pari e me këtë avaz nuk do të jetë as i fundit, prandaj nuk janë të rastësishme thirrjet e ambasadorëve të huaj, që korrupsioni po shkatërron vendin. Por, si duket këta politikanë nuk po e marrin mesazhin pa dënuar kundrejt veprave që bëjnë, vetëm burgjet mund t’ia hapin sytë dhe t’i bëjnë të përgjegjshëm ata që keqpërdorin buxhetin e shtetit që në fakt është buxhet i qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave

Prokuroria Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër 12 personave mbi dyshimet për shpërdorimin e 5,7 milionë eurove, para të shtetit nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sipas organit të akuzës, propozimi ka ardhur me nismë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit mbi dyshimet për keqpërdorimin e vauçerëve të Agjencisë.

Prokuroria Publike nuk jep më shumë informacion por thotë shkurt se prokurori përkatës ka dorëzuar propozim akuzat në gjyq dhe ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarve.

“Duke vepruar mbi iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurori përkatës ka dorëzuar propozim-akuzë kundër 12 personave mbi veprat penale “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të pandërgjegjshme”. Për të dyshuarit janë kërkuar masa kujdesi nga Gjykata Penale”, thonë nga Prokuroria Publike.

Maqedonia e Veriut me rënie të ndjeshme në raportin e Freedom House: Vendi i është dorëzuar korrupsionit të lartë – 

Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo u theksua veçanërisht. Ka pasur një “kthim historik” në Serbi, thotë raporti, kryesisht për shkak të përpjekjeve të presidentit Aleksandar Vuçiç për të konsoliduar pushtetin në vitin 2023. Por Maqedonia e Veriut është menjëherë pas Serbisë, i tha Zërit të Amerikës, Alexandra Karpi, një nga dy autorët e raportit.

“Maqedonia e Veriut ka rënien më të madhe në rajon pas Serbisë. Viti u shënua nga polarizimi bashkëpolitik dhe lufta ndërpartiake në koalicionin qeverisës si dhe me opozitën. Partia kryesore opozitare vazhdoi të luante një rol të theksuar pengues”, thotë Karpi.

Maqedonia e Veriut ka pësuar pengesa në zbatimin e sundimit të ligjit dhe i është dorëzuar korrupsionit të vazhdueshëm të nivelit të lartë, ndërsa partitë politike janë përplasur rreth amendamenteve kushtetuese të mandatuara nga vetoja e Bullgarisë që pengojnë përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Duke iu kthyer Maqedonisë së Veriut më konkretisht, raporti thotë se vendi është një “hibrid ciklik”, i cili karakterizohet nga ndryshime të rregullta në elitën qeverisëse që nuk lejojnë ndryshime thelbësore strukturore të ndodhin me kalimin e kohës. Gjegjësisht, është një “kombinim i pluralizmit real politik dhe ndryshimeve sipërfaqësore institucionale”, shpjegon Freedom House, duke e ilustruar këtë në rastin e Maqedonisë së Veriut me shembullin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili është në azil që nga viti 2017.

Ky raport flet shumë për rrugëtimin e vendit ndër vite që shumë politikanë mburren dhe dalin para qytetarëve duke rrah gjoks që kanë bërë punë produktive dhe që kanë dërguar vendin në progres. Por, ajo çfarë thonë politikanët me këtë çfarë thotë raporti nuk janë në përputhje dhe qytetarët duhet të dinë se kujt t’i besojnë. 

“Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është kancer me metastaza që çdoherë pengon progresin”

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, 31 vite shtet, përgjatë gjithë kësaj periudhe është përballë me luhatje e lëkundje të ndryshme që kanë dridhur edhe rrënjët e shtetit, por ja që të gjitha këto kanë qenë edhe të përballueshme e tejkaluese. Por, ajo që nuk po kalon dot e për të cilën mund të konstatohet lirshëm se është “sëmundje” kancerogjene që po dëmton në palcë shtetin tonë, është korrupsioni. Temë e stërfolur por pa ndonjë epilog konkret, komisione të shumta, apele të veçanta, veting i premtuar për çdo vit, e çka jo tjetër, vetëm për t’i shpallë luftë korrupsionit.

Megjithatë, një luftë e tillë ende nuk është parë në terren, ajo që publikohet në rrjete sociale dhe që thuhet në fushatë elektorale është krejtësisht tjetër dhe ka dallim të madh nga ajo që shihet në praktikë. Maqedonia e Veriut shtet i pavarur që 31 vite, që 17 vite shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ende nuk ka marrë datën për fillim të negociatave me BE-në. Kjo mbase edhe nuk po ndodhë rastësisht e as për inati të askujt, po ndodhë sepse Maqedonia e Veriut po ka problem serioz me korrupsionin, e që në BE nuk pranohen shtetet që kanë problem me korrupsionin. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky