Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthejnë zjarret në Kili, 256 vatra aktive

Zjarret masive që kanë shpërthyer në rajonet jugore e qendrore të Kilit po kthehen në një shqetësim të madh për zonat e populluara atje.

Disa prej tyre janë bërë gati të pafrenueshëm në rrugën e vet, duke shkatërruar ndërtesa e duke lënë të paktën 3 tre persona të lënduar rëndë.

Gjendja paraqitet mjaft problematike sidomos në rajonet e Biobios dhe Araucanias, ku janë shkrumbuar krejtësisht se fundi një shkollë dhe një kishë. Erërat që u përhapën në mbarë rajonin i ushqyen flakët duke bërë që ato të rinisnin furishëm të premten.

Deri tani, Kili numëron 256 zjarre aktive dhe 151 zjarre të kontrolluara, sipas autoriteteve. Shqetësimi kryesor është se disa nga zjarret aktive mund të zhvendosen në “zona me popullsi shumë të dendur”.

Vendi i Andeve po lufton me disa nga zjarret më të këqija në vite që kanë marrë 24 jetë njerëzish dhe kanë djegur mbi 430,000 hektarë, duke prekur mijëra vetë e duke shkatërruar në total mbi një mijë shtëpi. Autoritetet  po ndërmerrin veprime për të parandaluar, shfaqjen e zjarreve të reja.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky