Vullkani në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer sot, ka njoftuar zyra meteorologjike e këtij vendi, që është shpërthimi i pestë në Reykjavík nga viti 2021.
Helikoperi i Rojave Bregdetare është dërguar sot për ta bërë vlerësimin e situatës dhe lokacionin e saktë të shpërthimit, ka njoftuar zyra e mbrojtjes civile, transmeton Telegrafi.
Shpërthimi filloi në veri të qytetit Grindavik, por akoma nuk është e qartë nga po vijën llava dhe në çfarë drejtimi është nisur, ka njoftuar televizioni RUV.
Shpërthimi i fundit filloi në Svartsengi më 18 dhjetor, pas evakuimit të 400 banorëve të qytetit Grindavik dhe mbylljes së banjës gjeotermale Blue Lagoon, një destinacion i njohur turistik.
Grindavik në fund është “kursyer” pasi që llava ka rrjedhur në drejtim tjetër. E shtrirë midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, dy më të mëdhatë në planet, Islanda është një vatër sizmike dhe vullkanike, pasi dy pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.