Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthen zjarri në Nënstacionin Prishtina 3, disa lgje mbesin pa rrymë

Nënstacioni elektrik pranë studiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësi të shtuara të zjarrëfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin, raporton Ekonomia Online.

Zjarri që ka përfshirë këtë trafo-stacion ka shkaktuar ndërprerjë të energjisë elektrike në disa lagje të Prishtinës. 

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka thënë se intervenimi për shuarjen e zjarrit ka qenë i vështirë.

“Sot kemi marrë informatën në ora 11:05 minuta se ka shpërthyer në trafon ku po shihet dhe ekipa menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Reagimi ka qenë i shpejtë mirëpo prolemi është se zjarri i cili ka ndodhur këtu është bukur problematik për faktin se gjindet në pjesën e poshtme në podrum dhe është i mbuluar sipër me pllaka. Tani po e shihni edhe vet se është në përfundim e sipër dhe gjithçka është gati drejtë fundit”, u shpreh Gashi.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky