Agjencia Zhurnal.mk.

Shpërthim në një kafene në Rusi, detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur sot në një kafene në qytetin Voronezh, në jug të Rusisë, si pasojë e të cilit janë thyer xhamat, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve duke cituar policinë lokale.

Në pamjet e publikuara nga rrjeti i lajmeve Zvezda, duket se janë thyer xhamat e kafenesë “Eastern Tea House”.

Grupi mediatik Mash raportoi se kafeneja është sulmuar në orët e para të mëngjesit, kur në ambient nuk kishte punonjës apo klientë.

Zyrtarët e policisë lokale thanë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, se ata kishin nisur një hetim pas raportimeve për dëmtime në kafene.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky