Siç raporton Reuters, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar para pak çastesh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Madje sipas dëshmitarëve okularë që kanë folur me gazetarin e Reuters, ka thënë se ka pasur të shtëna armësh në pjesën perëndimore të Kievit, transmeton Telegrafi.
E shpërthimet në Kiev i konfirmoi edhe i pari i këtij qyteti, Vitali Klitschko, i cili ka shkruar në Twitter se kanë ndodhur pesë shpërthime brenda tre minutave në afërsi të trafo stacionit kryesor.
Madje edhe pamje amatore të publikuara shfaqin momentin e shpërthimeve, për të cilat ka folur edhe Klitschko.