Agjencia Zhurnal.mk.

Shqetësuese/ Dhuna konsiderohet lojë!

Shkup, 13 mars – Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut po tenton që të gjejë modalitete për të ulur dhunën nëpër shkolla. Pas vendosjes në dispozicion të një  adrese emaili për denoncimin e dhunës, kanë arritur mbi 20 denoncime nga e gjithë Maqedonia që lidhen me raste të ndryshme dhune mes moshatarëve nëpër shkolla. Por ka edhe sugjerime për të përmirësuar sigurinë nëpër shkolla. Në mesin e ankesave ka edhe denoncime për mësimdhënës. Fokusimi i të metave të bashkëmoshatarëve të mitur në video-storie dhe shpërndarja e tyre shkakton trauma, të cilat do të lënë gjurmë tek ata për tërë jetën, ndërsa për këtë nuk mbajnë përgjegjësi as prindërit dhe as shkollat ku realizohen ato. Kështu thonë mësuesit dhe psikologët e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundi një varg zënkash kanë përfunduar me dhunë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore. Dhuna në shkolla ka qenë temë e harruar për një kohë të caktuar, por shohim se ende ka profesor të atillë që dhunën e kanë mjet edukimi, kjo është shkelje ligji, keqpërdorim pozite, keqtrajtim mizor, shkruan Zhurnal.

Nxënësit e shkollave fillore dhunën e konsiderojnë si video-lojë –

Fokusimi i të metave të bashkëmoshatarëve të mitur në video-storie dhe shpërndarja e tyre shkakton trauma, të cilat do të lënë gjurmë tek ata për tërë jetën, ndërsa për këtë nuk mbajnë përgjegjësi as prindërit dhe as shkollat ku realizohen ato. Kështu thonë mësuesit dhe psikologët e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundi një varg zënkash kanë përfunduar me dhunë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore.

Prokuroria Publike në Shkup tashmë ka ngritur një lëndë për rastin e dy vajzave të mitura, të cilat në shkurt sulmuan shoqen e tyre në qendër të Shkupit, rast ky që u bë viral dhe në mediat sociale. Po këtë muaj edhe Prokuroria Publike e Kavadarit ka iniciuar një lëndë për rastin e një grupi të djemve të mitur, që krijuan video me përmbajtje eksplicite duke montuar fotografitë e shoqeve të klasës dhe e shpërndanë atë mes tyre.

Darko Jovanovski, trajner i notit, i angazhuar në punëtoritë për detektimin dhe eliminimin e sjelljeve të dhunshme mes nxënësve thotë për Radion Evropa e Lirë se më e keqja është se kjo gjeneratë e quajtur gjeneratë e kohës së internetit, dhunën emocionale por edhe atë fizike, e merr si video-lojë.

“Përmes xhirimeve të videove, ata që i realizojnë, nuk janë të vetëdijshëm për dëmin emocional që shkaktojnë. Videot, të cilat shfaqen në internet, ku duket se ushtrohet dhunë në mes nxënësve, sikur i inkurajojnë që të garojnë mes vete për marrëzirat që bëjnë. Mburren se kanë rrahur apo do të rrahin dikë duke pasur qëllim parësor se sa do të jetë e shikuar ajo video dhe sa reagime do të marrë”, thotë Jovanovski, i angazhuar në projektin e Qendrës për tolerancë mes bashkëmoshatarëve e që realizohet tash e 5 vjet në 12 shkolla të vendit.

Mësuesit që janë të përfshirë në projektin në fjalë thonë se debatet mes nxënësve mbi dhunën dhe pasojat nga ajo, kanë bërë të rritet niveli i vetëdijes së nxënësve me këtë dhe të shënojnë ulje sjelljet e dhunshme ose ato fare të mos shfaqen.

Verçe Petrova thotë se përvoja me punëtoritë i ndihmon edhe në përballimin e sfidave në klasën që drejton. Ajo është mësuese e klasës së gjashtë. Kufizimi i përdorimit të telefonave dhe qortimi dha rezultat, thotë mësuesja.

“Nuk ka pasur zënka, por fëmijët fyenin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, ngacmoheshin, gjatë çdo pushimi krijoheshin situate të tensionuara… Por, pas diskutimeve në punëtori kemi shkruar rregulla, tani ata ua kujtojnë bashkëmoshatarëve kur ata nuk i respektojnë”, thotë Petrova, mësuese në një shkollë fillore në Shkup. Ajo thekson se është me rëndësi që fëmijët që në moshën më të hershme të praktikojnë të jenë falënderues dhe atë ta shprehin në çdo moment edhe nëpërmjet fjalëve të ngrohta.

Edlira Destani, psikologe për fëmijë, thotë për Radion Evropa e Lirë se prindërit për fat të keq shumë pak janë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre, jo vetëm gjatë kohës kur janë në shkollë, por edhe jashtë orarit të shkollës.

“Gjithsesi se për fëmijët, adoleshentët, rrjetet sociale konsiderohen si një territor që u takon vetëm atyre, një vendtakim për ta. Dhe, nëse ata bëjnë një akt që është i papëlqyeshëm ndaj të tjerëve, besoj se këtë e bëjnë për të formuar një lloj komunikimi mes tyre, të cilin ata nuk mund ta bëjnë atë edhe me të rriturit, pra prindërit e tyre. Jo rrallë herë prindërit mendojnë se pjesë e sjelljes së fëmijëve të tyre nuk është pikërisht kjo formë dhune, pasi imazhin që japin fëmijët në ambientin me të rriturit është një imazh krejt tjetër”, shpjegon Destani.

Dënimet përmes dhunës dhe pasojat te nxënësit –

Kujtojmë që, Komiteti për të drejtat e fëmijës (KDF) lëndimin trupor apo dënimin fizik e definon si dënim në të cilin përdoret fuqi fizike e cila, sado që të jetë e lehtë, ka për qëllim të shkaktojë dhimbje të caktuar ose pakëndshmëri .Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (goditje, shuplakë, goditje nga mbrapa,) te nxënësi me shuplakë ose me mjet. Dënimi trupor, sipas Komitetit , është degradues.

Dënimi fizik apo trupor len pasoja serioze në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ajo është e lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin, sjelljen agresive dhe mungesën e empatisë ose kujdesin për të tjerët. Pasojat janë të asaj natyre që lidhja nxënës-mësimdhënës vështirësohet dhe shkëputet, gjë që e bënë të rendë punën e mësimdhënësve drejt arritjes së rezultateve efektive.

Gjithashtu, lihet mbrapa mësimi me të cilin paraqitet mendimi kritik te nxënësit. Dënimi i këtillë nxënësve tregon se përdorimi i dhunës qoftë ajo verbale, fizike apo emotive është e papranueshme. Kjo mënyrë e të dënuarit çon deri në numër më të madh incidentesh që mund të jenë të përmasave të gjëra. Prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla për t’i edukuar dhe arsimuar, e asesi për t’i viktimizuar. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky