Agjencia Zhurnal.mk.

Shqetësuese: Në ditën e parë të fushatës, qytetarët denoncojnë ofertat e para për shitblerjen e votës!?

Shkup, 4 prill – Shtatë kandidatët për president – Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevçe Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski sot e nisin fushatën presidenciale. Raundi i parë është caktuar të mbahet më 24 prill, të mërkurën dhe të drejtë vote do të kenë 1.814.317 votues.
Në ditën e parë të fushatës, në Zhurnal por edhe në disa mediume tjera janë paraqitur disa qytetarë të shqetësuar, shqiptarë dhe maqedonas, të cilët thonë se kanë filluar të ju arrijnë oferta nga aktivistë partiakë që për shumë të caktuar parash, ta shesin votën. Ata përmendin edhe emrat e personave dhe partive prej ku po marin oferta për shitjen e votës, mirëpo pasi nuk kjanë të gatshëm të flasin publikisht me emër ose mbimer, e as nuk na kanë sjellë ndonjë argument më të fortë në formë të incizimi, për momentin nuk do të publikojmë emra. Poashtu i kemi udhëzuar, që çdo parregullsi ta denoncojnë jo vetëm në media, por edhe tek institucionet kompetente.

Shitblerja e votës paraqet korrupsion!
Shit-blerja e votës është dukuri e kamotshme zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye edhe masat janë të vazhdueshme. Nga sot e deri më 8 maj qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën e posaçme telefonike te Avokati i Popullit 0800 54321. Sipas njoftimit, pas denoncimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, ndërsa Avokati i Popullit për të mbrojtur të drejtën e votës, do të ndërmerr masa urgjente për veprimin e organeve kompetente të përfshira në procesin zgjedhor.
Paraprakisht, edhe Prokuroria Publike kishte njoftuar se është themeluar Komision për monitorimin e parregullsive zgjedhore. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Brendshme formoi Shtabin Operativ për të siguruar proces të sigurt zgjedhor.

Poashtu, kësaj radhe do kemi fushatë nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit kundër korrupsionit. Nga Antikorrupsioni theksojnë sërish se është rreptësisht e ndaluar ryshfeti i votuesve, keqpërdorimi i burimeve shtetërore, si dhe presioni dhe frikësimi i votuesve. Komisioni Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit publikoi edhe listën e institucioneve të cilat edhe pse kishin detyrim, nuk i kishin dorëzuar organeve listën e automjeteve të tyre zyrtare. Bëhet fjalë për 1063 subjekte, ndër të cilat ka një numër të madh prokurorish, gjykatash, komunash, shkollash, por edhe ministri si ajo e Jashtme, ajo e Drejtësisë e të tjera.

Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë sot janë takuar Krenar Lloga dhe kryetarja e misionit të ODIHR, Xhilian Stirk. Siç njoftoi Ministria, Stirk ka paralajmëruar se një ekip ekspertësh do të punojnë për çështje që kanë të bëjnë me administratën, financimin politik, financimin e fushatës, si dhe do t’i monitorojnë mediet. Nga ana tjetër, Lloga vlerësoi se legjislacioni ligjor është në nivel të kënaqshëm dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-së janë zbatuar, por mbetet sfidë për institucionet që të përballen me sukses me gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme.

Maratonë e dyfishtë zgjedhore

Ndryshe marataona zgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka filluar zyrtarisht sot, pas disa muajve fushatë jozyrtare, shkruan Zhurnal. Kjo maratonë fillon me fushatën për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë I të cilave mbahet më 24 prill, e raundi i dytë thuajse evident, do të mbahet më 8 maj. Në garë për kreun e shtetit marrin pjesë gjithsej shtatë kandidatë nga katër koalicione dhe tri parti politike.

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, garon edhe për një mandat me propozim të Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, që është në koalicion me disa parti tjera politike. Gordana Siljanovska Davkova është kandidate e VMRO DPMNE-së opozitare, e cila po ashtu është në koalicion me disa parti politike.
Fushatën zgjedhore e kanë nisur edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) dhe Arben Taravari, kandidat i koalicionit VLEN, që përbëhet nga katër parti opozitare shqiptare.

Kandidatë për president janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetar i Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë E Majta.
Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka kompetenca të kufizuara. Ai është komandant i përgjithshëm i Armatës, dekreton mandatarin për formimin e qeverisë dhe të ambasadorëve jashtë vendit, bën disa emërime në organet gjyqësore dhe në organet e sigurisë, por ata duhet të miratohen edhe në Kuvend.
Pavarësisht kësaj, në konventat partiake dhe tubime tjera disa nga kandidatët për president kanë folur edhe për çështje që nuk janë në fushën e tyre, por në fokus kishin çështjet e politikës së jashtme, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, sundimin e ligjit, forcimin e demokracisë e çështje tjera.

“Në javët e ardhshme qytetarët tanë do të gjenden para dilemave të njëjta sikur edhe shumë vite më parë, që t’ua japin besimin kuazi-patriotëve apo atyre që treguan se dinë dhe munden ta pozicionojnë Maqedoninë [e Veriut]në vendin e duhur. Atyre që dinë t’i mbrojnë interesat shtetërore në botë, atje ku të mëdhenjtë diktojnë rregullat”, tha Stevo Pendarovski.

Bujar Osmani, nga BDI-ja, në tubimin e promovimit të tij si kandidat për president tha se integrimi evropian është “shtylla” kryesore e programit të tij.
“Jam shumë i qartë në perspektivat e reja se ku duhet të fokusohemi për t’i hequr barrierat që na mbajnë ende jashtë rrugës së progresit dhe zhvillimit që ofron shekulli XXI. Përkushtimi im për këto është dhe do të jetë i pathyeshëm. Njerëzit tanë, fëmijët tanë e meritojmë të ardhmen evropiane. Ne ua kemi borxh që ta ndërtojmë atë dhe ju premtoj se do ta ndërtojmë”, u shpreh Osmani.

Kandidatja e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova tha se do të angazhohet për “pajtim dhe unitet”, si dhe për “aleanca të reja”, pa saktësuar se cilat janë ato.
“Unë dua të ju siguroj se do t’i mat fjalët dhe dua t’ju bind se do të ndërtojmë aleanca, se do të integroj dhe jo dezintegroj. Ne kemi parë se ku na çuan ndarjet. Ato e bënë këtë shtet që t’i ngjajë një arene gladiatorësh. Të tjerët nuk janë armiku unë, por partner, për çfarëdo qoftë çështje”, theksoi Davkovska.

Kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari, gjatë prezantimit të programit presidencial, tha se prioritet i tij është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në të, që është kriteri për integrim në BE.
“Integrimi në BE është synimi i yni i padiskutueshëm. Do të kërkojmë garanci nga përfaqësuesi i lartë i BE-së se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të këtë kërkesa shtesë për Maqedoninë e Veriut përtej kornizës negociuese të vitit 2022. Mandati për formimin e qeverisë do t’i besohet partisë apo partive që dëshmojnë se kanë shumicën në

Kuvend duke kërkuar nga mandatari plan për realizimin e ndryshimeve kushtetuese”, tha Taravari.
Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë, president mund të zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave nga numri i përgjithshëm i trupit votues, që arrin 1.8 milion zgjedhës. Në rundin e dytë, më 24 prill, kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, ndërsa zgjidhet ai që arrin të sigurojë mbi gjysmën e votave të atyre që kanë dalë në votime, me kusht që pjesëmarrja të jetë 40 për qind e trupit votues./Zhurnal

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky