Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëria ka normë të lartë të kancerit të vezikës urinare, më të rrezikuar meshkujt

Kanceri i vezikës urinare, një tumor agresiv dhe në rritje vit pas viti, në Shqipëri ka incidencën më të lartë se në vendet e tjera të botës.

Referuar evidencave tona mjekët onkologë thonë se kjo është reflektuar edhe në sëmundshmëri.

Kanceri i vezikës urinare është shumë agresiv dhe shumë i shpeshtë, të paktën në Shqipëri, krahasuar me evidencat botërore. Në botë ky lloj tumori renditet i 9-ti, ndërsa në Shqipëri zë vendin e 5-të. Prek më shumë meshkujt se femrat në raportin 5 me 1,” thotë onkologu Sotiraq Senjo, mjek në QSUT.

Edhe për këtë lloj tumori përsëri e keqja më e madhe vjen nga duhanpirja pasuar nga faktorë të tjerë si ndotja ambientale dhe kimikatet që gjenden në bojërat e flokëve.

Faktor kryesor mbetet duhani në mbi 60 për qind të rasteve,” shpjegon Dr. Senjo.

Mjekët thonë se shenjat e kancerit të vezikës janë lehtësisht të ngatërrueshme me ato të një infeksioni urinar, ndaj kërkon thellim në diagnostikë.

Kur e sheh që merr mjekime dhe nuk përmirësohesh atëherë është e nevojshme të thellohesh më shumë te një urolog në mënyrë që të procedohet me diagnostikimin e mëtejshëm,” deklaron Dr. Senjo.

Sipas onkologut Sotiraq Senjo, 60% kapen në stade të hershme nga mjekët urologë, ndërsa 30% përfundojnë në stade të avancuara në spitalin onkologjik.

Edhe pse është agresiv, terapitë ndaj tij funksionojnë më shpejt, por në vendin tonë nevojitet një njësi multidisiplinare për t’u koordinuar më mirë dhe për të rritur mbijetesën.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky