Shkup, 24 prill – Në kontrollet në fushën e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 108 masa, kumtuan sot nga MPB.
Katërmbëdhjetë sanksione janë shqiptuar për ngasjen e automjetit pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, shtatë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.