Agjencia Zhurnal.mk.

Shqiptohen 173 kundërvajtje trafiku në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 24 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 173 masa.

Në mesin e tyre, siç informoi MPB, për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara 71 sanksione, 16 gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 29 sanksione për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe katër masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, nëntë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky