Shkup, 26 tetor – Gjithsej 224 shoferë janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të zbatuar në të gjithë territorin e shtetit.
Siç bëri të ditur MPB-ja, gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Poashtu është konstatuar se 116 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 108 shoferë jashtë vendeve të banimit.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në kumtesë.