Agjencia Zhurnal.mk.

Shqiptohen 55 sanksione për mosdhënie përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e këmbësorëve

Shkup, 21 dhjetor –  Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.12.2022) në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kryer  kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët nuk u japin përparësi kalimi  këmbësorëve në vendkalim për  këmbësorë,  pra nuk respektojnë detyrimet e tyre si shoferë.

Siç kumtoi sot MPB, gjatë kontrollit janë sanksionuar 55 drejtues mjetesh.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet në komunikacion dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që gjithmonë t’u japin përparësi  këmbësorëve, pra të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.

“Gjithashtu apelojmë tek këmbësorët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor do të sanksionohet. Të gjithë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, duke respektuar rregullat”, citohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky