Agjencia Zhurnal.mk.

Shtatë fëmijë plagosen nga të shtënat me armë zjarri në ShBA

Shtatë fëmijë janë plagosur në të shtënat masive jashtë një qendre tregtare në ShBA, ka thënë policia.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, viktimat, të cilët janë të gjithë të moshës 12 deri në 17 vjeç, u lënduan jashtë qendrës tregtare Circle Center në Indianapolis rreth orës 23:30 të së shtunës.

Zëvendësshefja Tanya Terry, e departamentit të policisë metropolitane të Indianapolis, tha se oficerët që po patrullonin zonën dëgjuan të shtëna dhe gjetën “një grup të madh të miturish” në vendngjarje, duke përfshirë gjashtë të cilët kishin plagë me armë zjarri.

Ajo u tha gazetarëve të dielën në mëngjes se viktimat u dërguan në spitalet lokale, ku një u klasifikua fillimisht si i plagosur rëndë, por më vonë u tha se ishte në një gjendje të qëndrueshme.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky