Agjencia Zhurnal.mk.

Shtetasi holandez shpëtohet në malin Galiçica me helikopter, u lëndua gjatë hedhjes me parashutë

Shkup, 2 gusht – Gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:50, punonjësit e Policisë së Njësisë së Helikopterëve, Ekipi Alpinist dhe shpëtimtarët nga Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Tigrat, përfunduan me sukses operacionin e shpëtimit në malin Galiçica të një shtetasi holandez që pësoi lëndime të rënda trupore gjatë hedhjes me parashutë në shpatet e malit Galiçica në anën e Maqedonisë.

Gjegjësisht, në vendin e aksidentit në orën 17.00 me helikopter ka mbërritur ekipi alpinist, i cili ka fiksuar dhe ka marrë në dorëzim shtetasin holandez të lënduar L.G.J.(35), i cili paraprakisht ishte imobilizuar nga një ekip i Shërbimit të Shpëtimit Malor të Kryqit të Kuq Ohër dhe në orën 17:15, helikopteri i Njësisë së Helikopterëve të Policisë ka filluar transportin për në Shkup.

Rreth orës 18:00 helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka aterruar me të plagosurin në Qendrën Klinike në Shkup dhe në koordinim me mjekët e klinikave është transferuar në një institucion mjekësor privat për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky