Agjencia Zhurnal.mk.

Shtyrja e afatit për shqiptimin e gjobave, Rohde: Është absurde të përshkallëzohet situata

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas shtyrjes së afatit për shqiptimin e gjobave në drejtim të serbëve të cilët nuk i kanë konvertuar targat e automjeteve nga ato ilegale në RKS.

Rohde ka thënë se është mirë që Miroslav Lajçak, ka më shumë kohë të punojë me palët për një zgjidhje.

Tutje, ai ka thënë se, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat.

Ambasadori gjerman ka thënë edhe se tani ka nevojë më shumë për burrështetas.

“Është mirë që të kemi më shumë kohë që Miroslav Lajçak të punojë me palët e interesuara për një zgjidhje. E përsëris: Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas”, ka thënë Rohde.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky