Agjencia Zhurnal.mk.

Shumë ilaçe në Kosovë jepen pa recetën e mjekut

Vitaminat dhe medikamentet kundër dhimbjeve mund të blihen pa recetë të mjekut, por konsumimi i tyre në shumë raste është i panevojshëm. 

Farmacistët thonë se përdorimi i tepërt shkakton efekte anësore. Analgjetikët merren pa recetën e mjekut, ndërsa vitaminat blihen edhe nëpër dyqane.

Në shumë barnatore në kryeqytet kërkesat më të shpeshta të pacientëve janë për suplementet që ndryshe njihen edhe si vitamina, madje ato mund të blihen edhe në disa dyqane ushqimore dhe kjo ka ndikuar në përdorimin e paarsyeshëm të tyre.

“Përditshmëria jonë është ma e madhe në ato që ne I quajmë suplemente apo vitamina kryesisht pacientët interesohen për ngritjen e imunitetit sezonal apo edhe prej kohës së pandemisë, janë vitamina D, kalciumi, zinku janë suplemente që ndikojnë në ngritjen e imunitetit por duke e pas gjithmonë parasysh që përdorimi i tepërt i dozës së tyre ka efekte anësore”, thotë farmacisti Valon Azemi.

Kërkesa të shpeshta ka edhe për konsumimin e grupit të barnave analgjetike që janë kundër dhimbjeve, ndaj të cilave shumë lehtë përfitohet varshmëria.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky