Agjencia Zhurnal.mk.

Si ndodhi vrasja e kosovarit nga dhëndri i tij në Gjermani

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Gjermani, në momentin kur motra ishte duke u përshëndetur me vëllëzërit e saj.

Familja Nimanaj nga Skenderaj ka hapur dyert për ngushëllime gjatë së dielës për familjarin e tyre B.N.

Viktima që jetonte në Landshut të Gjermanisë raportohet se vdiq pasi u godit me thikë nga dhëndëri A.J.

Dyshohet se deri tek kjo ngjarje tragjike erdhi si rezultat i mosmarrëveshjeve të momentit në mes dy palëve.

Ngjarja kishte ndodhur në Mainburg tek shtëpia e të dyshuarit A.H.

Sipas burimeve të T7 dy vëllezërit kishin shkuar për ta takuar motrën, derisa akti kishte ndodhur kur familjarët ishin duke u përshëndetur para shtëpisë saktësisht tek garazhi.

Në ato momente dhëndëri goditi për vdekje vëllain e bashkëshortes.

Tutje, duke ju referuar të njëjta burimeve, thuhet se mes dy palëve nuk ka pasur më herët mospajtime të tipit: borxhe apo çështje të tjera.

Megjithatë është bërë e ditur se kohëve të fundit, i dyshuari A.J nuk ishte mirë në aspektin mendor.

Trupi i viktimës pritet të sillet në Kosovë të mërkurën ose të enjten derisa tashmë i ndjeri pas vetës ka lënë dy fëmijë dhe gruan.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky