Agjencia Zhurnal.mk.

Si ta shpëtoni lidhjen tuaj?

A është duke u bërë e mërzitshme lidhja juaj? Po keni probleme?

Atëherë, disa nga këto këshilla të mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta shpëtoni lidhjen tuaj para se të bëhet vonë!

Filloni të dilni prapë në takime

Shumicën e rasteve rutina e përditshme e vret romancën.

Duhet të dilni prapë në takim të parë, por me personin e njëjtë. Thjeshtë sigurohuni që këtë e merrni seriozisht dhe përgatituni që ta bëni atë të duket sikurse një takim i parë.

Edhe pse nuk keni pse të brengoseni për puthjen në fund të takimit, kjo është një ide e cila bën të ndiheni mirë.

Bëni diçka së bashku

Dekorojeni prapë dhomën, ndreqeni kopshtin, shkoni në një kurs vallëzimi… bëni diçka për të kaluar më shumë kohë së bashku.

Krijoni një orar të veçantë për ju të dy çdo ditë

Bëjeni shprehi të pini një kafe së bashku çdo mëngjes, ose të kaloni pak kohë së bashku pas dreke apo darke.

Çështja kryesore është të jeni vetëm ju të dy, pa fëmijë, shokë apo njerëz tjerë.

Bëni diçka aventureske

Provoni zhytjen apo hedhjen me parashutë, nëse veç ju pëlqejnë sportet ekstreme. Nëse jo, shkoni në një park apo pushtojeni majën e një mali.

Related posts

Horoskopi 14 Maj 2024

D V

12 mendime që jua “helmojnë” jetën

D V

Kafshët shtëpiake jua përmirësojnë shëndetin mendor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky