Agjencia Zhurnal.mk.

Si të mbroheni nga bletët dhe grerëzat kur hani jashtë: Po ju zbulojmë një truk të hotelierëvet

Kafja e zezë është zgjidhja e përsosur kundër grerëzave, bletëve gjatë ditës, por edhe kundër gjakpirësve të bezdisshëm në orët e vona

Veç kësaj, insektet aromën e tymit e lidhin me rrezikun dhe shenjën që patjetër duhet të largohen nga zona e caktuar.

Pra, ne po ju zbulojnë një truk se si ta përdorni këtë dije dhe ta zgjidhni problemin – së paku për një kohë të shkurtër.

Merrni një copë folie alumini, jepni formën e një ene dhe në të vendosni kafe (të bluar, ose kafenë që e përdorni). Dilni jashtë ku dëshironi të qëndroni dhe ndizeni kafen.

Në restorante zakonisht përdoren xhezvet e vogla dhe mbi kafe fusin briket të ndezur i cili krijon tym dhe përhap aromën e kafesë, por versioni ‘shtëpiak’ është gjithashtu shumë efektiv.

Në vend të kafesë së freskët, mund të përdorni edhe mbetjet e kafesë që keni tharë më parë në një vend të freskët dhe të errët.

Sigurisht, ka gjithmonë një shkaktar që nuk ju lë rehat, por do të vini re një ndryshim serioz dhe do të mund ta kaloni kohën jashtë në paqe.

Për efekt të shtuar, mund të shtoni edhe një gjethe dafine të thatë, e cila gjithashtu largon insektet në mënyrë shumë efektive kur ndizet. Në fakt, disa njerëz djegin vetëm gjethe dafine – të cilat mund të digjen edhe në shtëpi.

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky