Agjencia Zhurnal.mk.

Si të përdorni mjaltin që të mos plakeni

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda.

Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

Maskë me mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo eczema duhet të përdorin mjaltin.

Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm. Lyjeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Larja e lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti. Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë. Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën. Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Kundër plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes. Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitaminë E dhe antioksidantë. Kjo maskë mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

Si të ruani cilësinë e mjaltit

Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët. Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë. Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky