Agjencia Zhurnal.mk.

SI U BË NJË NJERI I KEQ?

Nga: Eleni Vakalo
Përktheu: Shpendi Shakaj

Si u bë një njeri i keq?

Do t’ju tregoj se si ndodhi.

Një burrë i vockël i mirë ndeshi në rrugë një burrë të rrahur keq. Ishte rrëzuar në tokë dhe i trishtuar. Aq shumë i erdhi keq për të saqë më pas e pushtoi frika. Para se t’i afrohej për ta ndihmuar, mendoi: “E, ç’më duhet mua. Do të gjendet dikush tjetër mes gjithë këtyre përreth, t’i vijë keq për të gjorin e ta ndihmojë. Më mirë të hiqem sikur nuk e kam parë.”

Dhe, meqë u tremb mendoi kështu: “Duhet të jetë fajtor. Kush rrihet pa pasur faj? Mirë ia bënë atëherë, meqë donte te kundërshtonte të pushtetshmit”.

Kështu filloi edhe ai ta shqelmojë nga lart.

Related posts

RAMON

D V

Poezia më e vjetër e dashurisë

D V

VARGJE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky