Agjencia Zhurnal.mk.

Siljanovska-Davkova: Në vend që të promovojë ide dhe projekte, pushteti e harxhon energjinë në erë, fyerje dhe mohime

Shkup, 4 mars – Pushteti i shkaktoi dëm të madh Maqedonisë me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe kjo është një nga arsyet  pse është kandiduar sërish për president të Maqedonisë.

Siç njoftoi Qendra për Komunikim i VMRO-DPMNE-së, kandidatja për presidente e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova në emisionin “Për apo kundër” në TV Alfa tha se koha në të cilën jetojmë është ndryshe nga viti 2019. 

“U tregua në politikë kanë hyrë apo në funksione janë gjetur njerëz të cilët nuk mund t’i parashikonin proceset, marrëdhëniet dhe ngjarjet.  Këta janë njerëz amatorë. Kanë menduar   se nëse e bëjmë këtë devijim  nga nesër  hapet rruga drejt BE-së dhe nuk do të ketë asnjë problem. Dhe është e tmerrshme kur ende besojnë se janë në rrugën e duhur”, tha Siljanovska-Davkova. 

 Sipas saj, pushteti në vend që të promovojë ide, projekte, plane, ai “e harxhon energjinë  në erë, në fyerje e mohime” dhe ka theksuar se dëshiron të bisedojë me një kandidat për projekte, plane dhe që qytetarët të gjykojnë bazuar në atë dhe sipas kësaj të votojnë.

 Për të gjitha problemet që lidhen me kompetencat e presidentit, ajo tha se ka një “propozim për zgjidhje”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky