Agjencia Zhurnal.mk.

Simiq tha se Kusari ka kërkuar pauzë të Kuvendit për të folur me Radojiçiqin, reagon Shpend Ahmeti

Anëtari i kryesisë së Listës Srpska, Sllavko Simiq, sot në një përgjigje për T7 ka mohuar akuzat e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas padisë që ajo dorëzoi kundër tij. 

Në këtë përgjigje, Simiq ndër të tjerash tha se Kusari-Lila njëherë e pati caktuar një pauzë për të pasë mundësinë që të flasë me Radojiçiqin.

“Dëshiroj t’ia rikujtoj bashkëbisedueses time se gjatë seancave të caktuara parlamentare caktoi një pauzë për të pasur rastin të bisedojë me Radojiçiq dhe të kërkojë prej tij mbështetjen e Listës Srpska, e cila ishte e nevojshme për funksionimin e saj në atë moment”, tha Simiq. 

Për këtë ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili komentoi këtë, duke parashtruar edhe pyetje.

“Disa herë me Radojcicin, ka kërkuar ndihmë për pozita e deri te kërkesa për pauzë për me folë për Radojiçiqin. Pse more?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky