Agjencia Zhurnal.mk.

Simovski e përsëritë: 132 mijë qytetarët që u regjistruan pa të dhëna, nuk mund të regjistrohen për herë të dytë

Shkup, 7 prill – Për 132.000 persona të cilët nuk janë regjistruar në teren, por të dhënat e tyre janë marrë nga administrata edhe ata janë pjesë e regjistrimit tha drejtori i Entit Shtetëror për Statistiks, Apostoll Simovski.

I ftuar në Utrinski Brifing, Simovski sqaroi arsyet se përse këta persona nuk kanë qenë të përfshirë gjatë registrimit në teren.

“Këto 132.000 persona që po përmenden nuk janë përfshirë në teren gjatë regjisrimit. Askush nuk deshi të jetë kaq numër i madh. Në këtë rast, metoda që përdorëm ishte të mos linim askënd dhe e bëmë.
Në fillim zbatuam regjistrimin ne muajin kur qytetarët ishin në pushime pas një vere të lëshuar përshkak Covid. E dyta arsye ishte edhe koha e punimit të tokës kur njerzit ishin shumë vonë në shtëpitë e tyre. Duhet të kishim vazhduar regjistrimin deri në orën 21:00, por nuk mund të detyronim dikë të regjistrohet atëherë. E treta, kemi pasur bojkot të fshehur, si dhe kovid krizën”, thotë Simovski, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, për këta persona të dhënat e tyre janë marrë nga administrata andaj janë edhe pjesë e regjistrimit më saktë nuk janë persona të pa regjistruar.

“Unë që në fillim kam thënë që qytetarët të mos i nënshtrohen të dhënave të rreme. Fatkeqësisht, ata i dëgjuan më shumë ata që bënin presion për bojkot, duke menduar se nuk do të ndodhte”, tha Simovski.

Ai ka bërë të ditur se regjistruesit janë kthyer disa herë në shtëpitë e tyre për të gjetur qytetarët që nuk kanë qenë të pranishëm për momentin.

“Nuk kishte banesa në të cilat jetojnë 30 persona. U kontrollua, u la informacion se ishte regjistruesi dhe një mesazh kontakti për më tej. Me dhunë nuk kemi mundur të hyjmë në banesa”, tha kryetari i ESHS-së Apostol Simovski./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky