Shkup, 9 dhjetor – Regjistrimi i vitit 2021 përfundoi me sukses edhe krahas të gjitha shqetësimeve. Tani duhet t’i përpunojmë të dhënat dhe në fund të marsit, fillim të prillit të vitit 2022, të dalim me rezultate përfundimtare nga regjistrimi, që është pjesa më e lehtë e punës, sepse varet vetëm nga ne, pa faktorë të jashtëm, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, në fjalimin e tij, në panel diskutimin e sotëm për Regjistrimin 2021, në organizim të CIVIL-it.
Puna kyçe, sipas Simovskit është se krahas të gjitha shqetësimeve siç është pandemia, anulimi për shkak të arsyeve politike, pushimet verore, fushata e hapur për bojkot, si dhe problemet teknike me aplikacionin dhe ajo që gjatë gjithë kohës kishim sulme të hakerëve, regjistrimi është zbatuar me sukses.
Sipas Simovskit, regjistrimi është zbatuar me respektimin e të gjitha protokolleve shëndetësore dhe vërtetim për atë është që vetëm tetë regjistrues janë sëmurë.
Simovski, edhe njëherë shfaqi bindje, se nuk do të mbetet asnjë njeri që nuk do të jetë pjesë e të dhënave përfundimtare nga regjistrimi, duke theksuar se qëllimi i tyre ka qenë të gjithë të përfshihen me pjesën e terrenit, që do të kuptohet prejse të përfundojë me pastrimin e bazës.
Nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Gabriela Kulebanova, porositi se realizimi i regjistrimit është një mjet shumë i rëndësishëm për bashkësinë e biznesit, në lidhje me ndryshimet demografike dhe potencialin ndaj të cilit bëhen analizat për rrjedha të mëtutjeshme ekonomike në shtet.
Vlera e Entit Shtetëror për Statistikë në çdo shtet, theksoi Kulebanova është moment i rëndësishëm për çdo lloj planifikimi, veçanërisht për ne si odë, sepse këtu duhet ta marrim pasqyrën dhe në bazë të asaj të bëjmë plan ku jemi tani dhe në çka duhet të shkojmë më tutje.
Ngjarja është pjesë e projektit “Objektivi civil” të cilin CIVIL e zbaton me mbështetje financiare të Fondacionit nacional për demokraci.




