Agjencia Zhurnal.mk.

Simpozium ndërkombëtar “Edukimi mediatik në epokën e inteligjencës artificiale: Zgjerimi i kufijve të të mundshmes”

Shkup, 29 shkurt – Mënyrat në të cilat arsimimi për edukim mediatik duhet të mbajë një hap me ndryshimet e shpejta shoqërore të cilat i sjell intligjenca artificiale, dhe si të rinjtë munden dhe duhet t’u përshtaten këtyre ndryshimeve përmes mësimit të shkathtësive për edukim mediatik dhe për shfrytëzimin e mjeteve për inteligjencë artificiale, janë në fokus të simpoziumit ndërkombëtar “Edukimi mediatik në epokën  e inteligjencës artificiale: Zgjerimi i kufijve të të mundshmes”, që do të mbahet sot në Shkup.

Përgjigje të këtyre pyetjeve të simpoziumit që do të mbahet nga ora 09:30 deri në 13:00, në hotel “Limak” Shkup, do të japin përfaqësuesit e komunitetit akademik ndërkombëtar, ekspertë dhe studiues  të shquar pëe edukimin mediatik dhe inteligjencën artificiale.

Simpoziumi i cili është organizuar si pjesë e projektit të USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjtë mendojnë” përmes Institutit për studime të komunikimit do të hapet nga koordinatorja e programit të ISK-së, Aleksandra Temenugova, ndërsa fjalim hyrës do të mbajë edhe drejtoresha e Zyrës për zhvillim të përgjithshëm të USAID-it, Don Karmin.

Pas fjalimeve hyrëse do të mbahen dy panel-diskutime kushtuar “Shoqërisë dhe mediumeve në epokën e inteligjencës artificiale” dhe “Përshtatja e arsimit në valën e re të ndryshimeve teknologjike”.

Simpoziumi do të rrumbullaksohet me punëtori për inteligjencën artificiale për të rinjtë “AlCafe: Mësim interaktiv dhe hulumtime” në të cilën do të bëhet mbikëqyrje e mjeteve më të popullarizuara për inteligjencën artificiale dhe si të rinjtë munden të mënyrë produktive t’i shfrytëzojnë të njejtjat dhe të mbrohen nga ndikimet e dëmshme. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky