Agjencia Zhurnal.mk.

Simpozium ndërkombëtar: “Ta kthejmë hapësirën për informacione digjitale”

Shkup, 23 shkurt – Simpozium ndërkombëtar për arsim të lartë në temën “Ta kthejmë hapësirën për informacione digjitale” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga Instituti për Studime Komunikimi (ISK) dhe IREKS, në kuadër të projektit të USAID-it për edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë”.

Siç është paralajmëruar, përfaqësues të bashkësisë akademike, ekspertë të edukimit mediatik dhe studiues e aktivistë të rinj nga SHBA-ja, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të diskutojnë se si arsimi për edukim mediatik duhet të mbajë hapin me teknologjinë, cilat aftësi janë thelbësore për të rinjtë në epokën e informacionit digjital, si dhe rolin e edukimit mediatik në nxitjen e përfshirjes qytetare.

Ngjarjen do ta hapë drejtoresha e ISK, Zhaneta Trajkoska, ndërsa fjalim do të ketë edhe përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it, Xheri Dajbëll.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky