Agjencia Zhurnal.mk.

Sindikatat në “Hekurudhat Transport” kërkojnë që qeveria e re ta zgjidhë problemin me 80 punëtorët

Shkup, 11 janar – Organizatat sindikale pranë “Hekurudhat transport” kërkojnë menjëherë pas formimit të qeverisë së re të zgjidhet problemi me 80 punëtorët të cilëve nuk u është vazhduar kontrata e punës.

Kërkojnë që Ministria e Financave t’u përgjigjet pozitivisht kërkesës për punësimin e këtyre 80 personave dhe takim me kryeministrin e ri dhe me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve për të vazhduar bisedimet për kompaninë.

“Nëse këtyre kërkesave tona nuk u përgjigjet me kohë dhe plotësisht pozitivisht, ne si sindikata do të marrim të gjitha masat që kemi në dispozicion për të mbrojtur kolegët dhe kompaninë tonë”, thuhet në kumtesë.

Në dhjetor, sindikatat reaguan se për 80 punëtorët në “Hekurudhat transport” nuk u është dhënë pëlqimi nga Ministria kompetente për vazhdimin e angazhimin e tyre të punës me çka kompania mbetet pa personel ekzekutiv i cili është i nevojshëm për zhvillim pa penguar të komunikacionit hekurudhor

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky