Agjencia Zhurnal.mk.

Situata e Polonisë në rrugëtimin për Botëror pas pezullimit të Rusisë nga aktivitetet futbollistike

Suspendimi i Rusisë nga futbolli lë të kuptohet se Polonia do të vazhdojë direkt në fazën tjetër të barazhit në kërkim të një vendi në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

FIFA dhe UEFA kanë marrë vendim për pezullimin e të gjitha klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse nga pjesëmarrja në garat e tyre deri në një njoftim tjetër.

Përfaqësuesja polake duhej të udhëtonte në Moskë më 24 mars që të zhvillonte sfidën e parë të barazhit, ndërkohë që fituesi do të përballej me skuadrën që triumfonte ndërmjet Suedisë dhe Republikës Çeke.

Porse, tashmë Polonia vazhdon direkt në fazën tjetër të barazhit dhe e pret fituesin ndërmjet Suedisë dhe Republikës Çeke.

Kujtojmë që para se të merrej vendimi nga FIFA dhe UEFA, federatat polake dhe suedeze kishin thënë se skuadrat e tyre nuk do të përballeshin me Rusinë në ndeshjet e barazhit si shenjë proteste ndaj sulmeve ruse në Ukrainë. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky