Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar te Ministria e Drejtësisë në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se kishte zjarr në bodrumin e një objekti aty dhe se nuk ka asnjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në bodrumin e një objekti, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndërkohë, shefi i ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve që po intervenonin, tha në një lidhje direkte në Frontal të T7 se kishte panik për shkak se tymi kishte depërtuar në katet e sipërme të objektit.
“Kemi hasur në një zjarr. Disa punëtorë kishin provuar ta fiknin zjarrin. Më së shumti kishte panik për shkak të tymit që ka shkuar edhe në katet tjera”, tha ai.