Agjencia Zhurnal.mk.

“S’ke lënë artist pa i dhënë garuzhden në dorë”, Veliaj tregon rolin e banesave sociale

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për rolin e banesave sociale në Tiranë.

I ftuar në “Top Story” me Grida Dumën, Veliaj tha se Tirana nuk është streha e madhe e suksesit, por edhe e solidaritetit.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Duhet të vish një ditë në një nga 9 qendrat sociale që ka bërë bashkia…

Duma: Nuk ka ngel njëri pa i parë. Realisht i bën një PR vetes të paimagjinueshëm. Me artistë, pa artistë, me Elvanën që merr garuzhden dhe jep groshë.

Veliaj: Nuk ka diskutim. Në Tiranë, ashtu si vijnë dhe banojnë, vijnë edhe studentë apo njerëz për ambicie, për talent, vijnë edhe të gjithë rastet më problematike të Shqipërisë. Dhe për çdo lajm që bën ciklin 3 ditë dhe pastaj harrohet për një tjetër, është Bashkia e Tiranës ajo që merret dhe mbyll problemin si asaj vajzës që pati problemin në shkollë me atë rojen në Kamëz. Dhe që i ruhet anonimiteti. I gjetëm shtëpi. Jemi ne që merremi me dikë që ka preferenca seksuale ndryshe nga shumica dhe që në fshat bullizohet, në Tiranë i jepet një strehë e re, komoditetet bazë dhe anonimitet për të filluar një jetë të re. Kështu për dikë që del nga burgu, për një grua të dhunuar. Pra, Tirana nuk është streha e madhe e suksesit, por edhe e solidaritetit.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky