Agjencia Zhurnal.mk.

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka bërë të ditur se vendi i saj mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas klix.ba, përcjell Telegrafi, Fajon do të marrë pjesë sot në Luksemburg në një takim të krerëve të diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë, si dhe për dhënien e statusit kandidat këtij vendi.

Dhe në prag të takimit, Fajon theksoi se ishte jashtëzakonisht e nderuar për të qenë pjesëmarrëse në takimin e sotëm, të cilin e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Kjo është hera ime e parë këtu si ministre e Jashtme e Sllovenisë dhe jam e nderuar të marr pjesë në takim. Sot do të kemi një diskutim të rëndësishëm në lidhje me Ukrainën. Sllovenia do të vazhdojë politikën e saj për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e këtij vendi. Ne gjithashtu mbështesim dhënien e kandidatit status për të gjitha vendet brenda partneritetit”, citohet të ketë thënë Fajon.

Megjithatë, ajo theksoi se takimi i sotëm nuk duhet të harrojë Ballkanin Perëndimor dhe vendet në pritje të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën.

“… Do të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, të cilin ne e mbështesim”, ka thënë Fajon.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky