Agjencia Zhurnal.mk.

Sot dhe nesër në Shkup regjim i posaçëm trafiku

Shkup, 28 mars – MPB informon se sot dhe nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të vizitës së presidentit austriak, Aleksandar Van Der Belen. Krahas kësaj, për sot në Shkup është paralajmëruar regjim i posaçëm i komunikacionit edhe për shkak të mbajtjes së protestës së qetë, me fillim në orën 12:00 në bulevardin “Ilinden”.

“Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se më 28 dhe 29 mars, të martën dhe të mërkurën, për shkak të vizitës zyrtare në vendin tonë të presidentit të Republikës së Austrisë, Aleksandar Van Der Belen, nëpunës policorë nga Sektori për punë të brendshme – Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët e rajonit më të gjerë të qytetit të Shkupit”, njoftojnë nga MPB.

Reklama

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhrat të cilat do t’i japin nëpunësit policorë në drejtim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky