Agjencia Zhurnal.mk.

Sot iPhone-i mbush 17 vjet

Janë bërë 17 vjet prej kur Apple prezantoi para botës iPhone-in e parë, një pajisje teknologjike që revolucionalizoi botën e komunikimit.

Steve Jobs, asokohe CEO i Apple e përshkroi iPhone-in si një rishpikje në botën e telefonave dhe se ky telefon i zgjuar vinte si një pajisje e tërë me tre funksione.

Gjatë kësaj periudhe 17-vjeçare janë prezantuar gjithsej 15 seri të reja të iPhone-it, secila seri me ndryshime dhe me veçori të shumta, transmeton Telegrafi.

Kompania Apple ka sjellë shumëllojshmëri produktesh ndër vite. Dhe në muajin e ardhshëm pritet të lansohet edhe një pajisje tjetër revolucionare.

Më 2 shkurt pritet të dalin në shitje kufjet Apple Vision Pro, kufje me realitet virtual dhe me realitet të përzier.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky