Sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.
Tashmë kanë mbetur vetëm katër skuadra të cilat janë në garë për trofeun e çmuar kosovar, shkruan Gazeta Olle.
Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku janë katër skuadrat që gjenden në këtë fazë dhe kërkojnë trofeun, i cili i dërgon në Evropë.
Padyshim ndeshje më e fortë dhe më interesante është ajo në mes të dy skuadrave nga Superliga, Prishtina dhe Llapi, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në ndeshjen tjetër, Drita është nikoqire e Ramiz Sadikut në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Të dy ndeshjet janë paraparë të nisin nga ora 14:00, ndërsa takimet e dyta janë planifikuar për javën e ardhshme.
/Gazeta Olle/