Agjencia Zhurnal.mk.

Sot zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e para në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Mesjava ka rezervuar futbollin në Kosovë, me ndeshjet e Kupës të cilat zhvillohen sot në kuadër të gjysmëfinales.

Me katër klube të mbetura tashmë në garë, të gjitha synojnë ta bëjnë hapin e madh për të kaluar në finale dhe për të siguruar trofeun.

Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku janë katër skuadrat që gjenden në këtë fazë dhe kërkojnë trofeun, i cili i dërgon në Evropë.

Padyshim ndeshje më e fortë dhe më interesante është ajo në mes të dy skuadrave nga Superliga, Prishtina dhe Llapi, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Prishtina të enjten e zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj KF Llapit. Biletat për këtë…

Posted by FC Prishtina on Wednesday, April 6, 2022

Në ndeshjen tjetër, Drita është nikoqire e Ramiz Sadikut në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të dy ndeshjet janë paraparë të nisin nga ora 14:00, ndërsa takimet e dyta janë planifikuar për javën e ardhshme.

Ndeshja e parë gjysmëfinaliste e Kupës së KosovësFC DRITA – KF Ramiz SadikuE enjte, ora 14:00Stadiumi sintetik (te rrethi)FC DRITA⬜🟦

Posted by Drita FC on Tuesday, April 5, 2022

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky