Agjencia Zhurnal.mk.

Sot zyrtarisht filloi fushata, politikanët sy e vesh te qytetarët po zhvillohet garë e ashpër!

Shkup, 4 prill – Në mesnatë zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill. Edhe pse jo zyrtarisht fushata ka filluar shumë më herët që nga fundi i vitit që lamë pas, e në mënyrë intenzive para një muaji me fillimin edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët mysliman. Gjatë këtij muaji politikanët mysliman si dhe ato jo mysliman kanë vërshuar restorantet duke dhënë iftare për simpatizantët politik. Përmes kësaj forme kanë tentuar të depërtojnë deri te secili votues potencial. Madje, politikanët shqiptarë kësaj here e sollën një traditë të re që pos iftareve që ndodhë zakonisht këtë vit organizonin edhe syfyre me të rinjtë. Nga kjo kuptohej që politikanët gjatë fushatave nuk pushojnë fare ditë e natë në mes të qytetarëve, lodhen aq shumë saqë pas zgjedhjeve ikin zhduken dhe nuk shihen askund, shkruan Zhurnal.

Sot, filloi fushata zyrtare për zgjedhjet presidenciale do të zgjasë deri më 22 prill –

Në mesnatë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 24 prill. Fushata do të zgjatë deri në mesnatë më 22 prill. Sot, në ditën e parë të fushatës disa nga kandidatët paralajmëruan promovimin dhe prezantimin e programit zgjedhor dhe hapjen e shtabeve zgjedhore. Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani fushatën zgjedhore do ta fillojë me konferencë për shtyp në ora 11:00 para vilës presidenciale në Vodno.

Në Shkup sot do të promovohet Shtabi zgjedhor i kandidatit për president të LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski. Sonte në ora 20:00, karvani zgjedhor i Pendarovskit do të ketë tubim qendror në Prilep. Kanadidati për president Pendarovski do t’i vizitojë komunat Krivogashtani dhe Krushevë.

Kandidati për president nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski fushatën do ta fillojë nga Krusheva, ku në ora 13:00 do ta prezantojë programin e titulluar “Manifest për Maqedoninë”. Kandidatja presidenciale e Së Majtës, Biljana Vankovska do ta prezantojë programin në konferencë për shtyp.

Sipas shortit të KSHZ-së, presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të jetë i pari në fletvotim.

E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM. Në vendin e katërt është Bujar Osmani nga BDI, e pesta është Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, i gjashti Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Koalicoini VLEN dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat i ZNAM.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e 11-ta parlamentare pas pavarësisë së vendit.

Fillim i qetë urohet që edhe përfundimi të jetë i tillë –  

Meqë fushata ka filluar shumë më herët e sot edhe zyrtarisht është për tu përshëndetur mënyra se si po zhvillohet. Fushata e qetë dhe demokratike është tipar dhe tregues i nivelit të vetëdijes së kandidatëve por edhe votuesve. Sepse, fushata me spina, fushata me gjak, shpifje e paragjykime nuk i shërben askujt aq më pak kandidatëve.

Ajo që vlen të theksohet është fakti që në kampin shqiptarë të dy kandidatët janë duke reflektuar maturi dhe pjekuri të mjaftueshme në mënyrën se si po e zhvillojnë fushatën. Dhe, kjo në fakt është e gjithë ajo për të cilën kanë nevojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në fund të fundit të fitojë më i miri por mos të jetë fitore që buron nga kërcënimet apo frika por le të jetë puro demokratike dhe burim i vullnetit të lirë të popullit.

Bujar Osmani dhe Arben Taravari përpos që të dy janë mjek po dëshmojnë edhe nivel të lartë të personalitetit të tyre në mënyrën se si po e kërkojnë besimin e qytetarëve. Fokusi do të jetë te këta dy kandidatë pasi dy kandidatët tjerë potencial për të fituar nga kampi maqedonas, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski nuk do të ngjallin interesin e publikut. Pasi të njëjta gjëra qytetarët i kanë dëgjuar para pesë viteve.

Prandaj, rifreskimi i skenës presidenciale me kandidatë që kandidojnë për herë të parë do të ndihmojë votuesin e vendit që të dëgjojë një ofertë të re të dëgjojë diç të re që nuk ka dëgjuar më parë dhe kjo ia mundëson votuesve që të zgjedhin më lehtë e më mirë.

Qetësia e fushatës përcillet edhe në ditën e votimit, pasi sa më e ashpër fushata aq më e ashpër dita e votimit, meqë të gjithë po synojnë progresin evropian është e rendit të punohet në këtë drejtim dhe ta dëshmojnë edhe në praktikë pra jo vetëm me fjalë boshe dhe në mënyrë deklarative. Vetëm fushata e qetë mundëson zgjedhje të lira fer dhe demokratike. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky